Gjendet trupi i pajetë i Sali Gërqinës

Kronika July 01, 2017 - 15:25

Është gjetur trupi i pajetë i kampionit të shumëfishtë të kërcimit në ujë, Sali Gërqinës.

Lajmin për këtë e ka konfirmuar për Express Zëdhënësja në rajonin e Gjakovës, Lirije Podimaj.

Trupi i Sali Gërqinës ishte zhdukur që nga 27 qershori pasi kërceu nga bregu për në ujërat e Urës së Fshejtë.

Për kërkimin e tij ishin angazhuar ekipet e policisë, bashkë me FSK’në e një grup tjetër të zhytësve tash e disa ditë.