Shpërthen një mjet i dyshuar në një veturë në Kamenicë

Kronika July 01, 2017 - 14:10

Një person në Kamenicë ka njoftuar policinë se në veturën WV-Golf me targa vendore, e cila ishte e parkuar, ka shpërthyer një mjet i dyshuar.

Në vendngjarje kanë dalë njësitë përkatëse policore dhe njësiti për çminim  i Policisë së Kosovës.

Rasti ka ndodhur mbrëmë, njofton sot Policia e Kosovës në raportin e saj 24 orësh.

 "Ankuesi mashkull K-Shqiptar ka raportuar se në veturën WV-Golf me targa vendore e cila ishte e parkuar, ka  shpërthyer një mjet i dyshuar. Në vend ngjarjes kanë dal të gjitha njësit përkatëse policore dhe njësiti për deminim  i PK-së. Përpos dëmeve materiale të lënduar nuk ka", thuhet në raport.

Përpos dëmeve materiale të lënduar nuk ka.