Mjeku u vra me tre plumba në kokë në sy të djalit dhe nënës

Kronika July 01, 2017 - 11:00

Policia ka zbardhur dinamikën e vrasjes së mbrëmshme të mjekut Ilir Alija në Shkodër. Mësohet se ky i fundit kishte bërë disa punime në katin e tretë të shtëpisë së tij, për të cilat komshiu, 24-vjeçari Dritan Ymeri nuk ishte dakord.

Të dyja familjet kanë debatuar shpesh për punimet në fjalë, ndëra gjatë mbrëmjes së djeshme, Dritan Ymeri ka shkuar për t’ia prishur atë pjesë ku po bëheshin punime Ilir Alisë.

Në këtë moment, ky u fundit ka dalë jashtë dhe në debat e sipër Dritan Alija e ka goditur me tre plumba në kokë.

Ngjarja tragjike ka ndodhur në sy të djalit 15-vjeçar të viktimës dhe nënës së tij, shkruan albeu.