Detaje rreth vdekjes së personit në pishinën e Germisë

Kronika June 29, 2017 - 15:55

Personi i cili ka humbur jetën sot në pishinën e Gërmisë është një 69 vjeçar me inicialet B.K.

Flora Ahmeti, zyrtare për Informim në Policinë e Kosovës ka konfirmuar për Indeksonline se personi i vdekur është 69 vjeçar.

Gjithashtu Ahmeti ka theksuar se vdekjen e kanë konstatuar ekipi mjekësor dhe me urdhër të Prokurorit rasti është shpallur si vdekje e dyshimtë.

Periskopi ka raportuar edhe më herët se i mbyturi është një i moshuar.