Goditet nga kamioneta, vdes biçiklisti në Podujevë

Kronika June 29, 2017 - 11:15

Një biçiklist në Podujevë ka ndërruar jetë mbrëmë pasi që është goditur nga një kamionetë.

Sipas policisë, me të ndodhur rasti viktima është dërguar në emergjencë e Podujevës ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tij.

"Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti përderisa ishte duke drejtuar kamionetën Fiat me targa lokale, ka goditur biçiklistin-viktimën mashkull K-Shqiptar. Viktima është dërguar në emergjencë e Podujevës ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tij. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion ndërsa i dyshuari dërgohet në mbajtje", thuhet në njoftimin e PK-së, përcjell "Zeri.info".