35 policët e akuzuar për korrupsion paraqiten para gjykatës (FOTO)

Kronika June 29, 2017 - 10:44

Në hapësirat e Shtëpisë së Kulturës në Mitrovicën Jugore po mbahet seanca e shqyrtimit fillestar për 35 policët e akuzuar për korrupsion nga Gjykata Themelore në këtë qytet, njofton Klan Kosova.

Seanca po mbahet në këtë objekt për shkak se hapësirat e gjykatës Themelore ekzistuese nuk i plotësojnë kushtet.

Në këtë seancë është duke munguar një polic i dyshuar i rastit që vjen nga komuniteti serb, me ç`rast mbrojtësi i tij  ka deklaruar se ai është i sëmurë.

Kryetar i trupit gjykues në rastin në fjalë është Avni Mehmeti.

15 nga 36 policët që u paraqitën sot para kësaj gjykate janë nga jugu i Mitrovicës, kurse 21 të tjerët nga veriu.

Image