Djali vret prindërit në Durrës

Kronika June 29, 2017 - 10:27

Një ngjarje e rëndë ka tronditur këtë mëngjes fshatin Xhafzotaj në Durrës. 

Një burrë dhe një grua janë gjetur të vdekur në derën e shtëpisë.

Policia ka arrestuar si të dyshuar për vrasjen me armë zjarri djalin e viktimave.

Prej kohësh, i biri 40-vjeçar kishte probleme të shëndetit mendor dhe merrte medikamente për mbajtjen nën kontroll të gjendjes, raporton TCH.