Djali vret babanë dhe nënën në Durrës, policia i gjen të vdekur tek dera e shtëpisë

Kronika June 29, 2017 - 09:19

Qyteti bregdetar i Durrësit është tronditur mëngjesin e sotëm. Një djalë ka vrarë babanë dhe nënë e tij. Ngjarja ka ndodhur në Xhafzotaj.

Mësohet se policia po shkon menjëherë drejt vendngjarjes për zbardhjen e situatës. Dyshohet se djali i cili kreu aktin e tmerrshëm është me të meta mendore.

Burime për “BalkanWeb” bëjnë me dije se i riu i ka vrarë prindërit brenda në banesë me armë zjarri. Kur është arrestuar, autori ka qenë në gjendje të dehur. Ndërkohë është shoqëruar në rajon për t ‘u marrë në pyetje nga policia e Durrësit.

Njoftimi i policisë

Durrës , më 29.06.2017. Informacion-paraprak. Më datë 29.06.2017, rreth orës 07:55, në Xhafzotaj, pranë derës së banesës janë gjetur të vrarë me armë zjarri, shtetasit A. N. rreth 75 vjeç dhe bashkëshortja e tij, shtetësia J.N. Me të marrë njoftim menjëherë në vendngjarje kanë shkuar Efektivet e Policisë, të cilët kanë bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar. Dyshohet se autor është djali I tyre, shtetasi L.N. I cili po pyetet rreth rrethanave të ngjarjes, në sqarimin e plotë të saj