Atentat në qendër të Shkodrës

Kronika June 28, 2017 - 22:44

Një person ka mbetur i plagosur pasi është qëlluar me armë zjarri në sheshin “Isa Boletini” në qendër të qytetit të Shkodrës.

Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes, por raportohet se i plagosuri ndodhet në gjendje të rëndë në spital, shkruan Lapsi.al.

Mësohet se ai ka qenë në një nga lokalet e zonës kur është qëlluar disa herë me pistoletë.