Rrahje në kafiteri në qendër të Prishtinës (Video)

Kronika June 28, 2017 - 13:52

Disa persona janë përleshur me njëri tjetrin në një kafiteri në qendër të Prishtinës.

Pronari i picerisë i ka kanosur me thikë, disa nga punonjësit e një kafiterie afër.

Punonjësit kanë tentuar që t’ia largojnë thikën pronarit, dhe pastaj ka filluar përleshja, raporton Gazeta Express.

Nuk raportohet për të plagosur, ndërkohë që policia ende nuk ka ardhë në vendin e ngjarjes.