Arrestohet në kufi kosovari i shpallur në kërkim ndërkombëtar

Kronika June 28, 2017 - 13:16

Policia Kufitare e Kukësit ka njoftuar arrestimin e një shtetasi kosovar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, me qëllim ekstradimi.

Specialistët e Policisë Kufitare Morinë, bënë arrestimin provizor, me qëllim ekstradimi  të shtetasit  kosovar, dhe konkretisht Izet Zmajli, 46 vjeç, banues në fshatin Grejgovc, Kosovë.

Ky shtetas u kap në hyrje të SPK.Morinë, ku gjatë regjistrimit në sistem, rezultoi shtetas ‘’i shpallur në kërkim ndërkombëtar’’,  nga autoritet Sllovene.

Autoritetet Gjyqësore Sllovene me vendim Nr. X K 40462/2014, datë 01.06.2017, e kanë shpallur në kërkim ndërkombëtar, për kryerjen e veprës penale të “Shkelje e ligjit për lëndët narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal Slloven, i cili ka për të vuajtur dënimin 5 vjet, e 5 muaj e 19 ditë burgim.