Vritet një person në mes të Tiranës

Kronika June 28, 2017 - 11:03

Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur sot në Tiranë.

Fillimisht u raportua vetëm për të shtëna me armë zjarri por policia bën me dije se kemi të bëjmë me një vrasje.

Mësohet se i vrarë ka mbetur shtetasi Tefik Hyka.

Vrasësi i Tefik Hykës ka qenë me motor dhe është larguar nga vendi i ngjarjes, shkruan albeu.