Dënohet ish-gjyqtari Kolë Puka

Kronika June 28, 2017 - 10:37

Është dënuar me burgim dhe gjobë ish-gjyqtari Kolë Puka i akuzuar për një varg veprash penale.

Ish-gjyqtari Kolë Puka, i akuzuar mes tjerash për nxjerrje të kundërligjshme të vendimeve gjyqësore, pastrim parash e  mashtrim është dënuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë me burg dhe gjobë.

Gjykata Kolë Pukës ia shqiptoi sot dënimin me 4 vjet burg dhe 5 mijë euro gjobë.

Kolë Puka nuk do të ketë të drejtë ta ushtrojë për tre vjet profesionin e juristit, ndërsa do t’i konfiskohet edhe pasuria e përfituar nga veprat penale për të cilat akuzohej.

Në seancën e kaluar kur u dha fjala përfundimtare, Kolë Puka u mbrojt në heshtje, ndërsa avokati i tij Tahir Rrecaj kërkoi ekspertizë financiare për përfitimin material të fituar kundërligjshëm për të cilin akuzohej i mbrojturi i tij.

Propozimi i Rrecajt qe hedhur poshtë nga gjykata. /Kallxo.com/