Ohër, 500 tërmete vetëm brenda 10 ditëve

Kronika June 27, 2017 - 18:04

Disa qindra tërmete për vetëm disa ditë i lëkundën banorët e Ohrit dhe Strugës. Të martën sërish u dridh toka, në orët e hershme të mëngjesit, përkatësisht në orën 01:52 minuta.

Disa ishin me intensitet më të dobët , e disa më të fortë. Sizmologët shprehen se numri më i madh i tërmeteve ka qenë i dobët, por kanë qenë me një numër jashtëzakonisht të madh.

Kjo është një javë jashtëzakonisht aktive dhe kishte rreth 500 tërmete të cilët kanë të bëjnë me aktivitetin e tri çarjeve nga rajoni epiqendror i Ohrit– Dragana Çernih – Enti sizmologjik.

Vargu i tërmeteve në rajonin e Ohrit dhe Strugës filloi para 10 ditëve, përkatësisht më 18 qershor me një lëkundje prej 4.1 ballëve sipas Rihterit. Më pas vijuan edhe tërmete të tjera prej 3.6 deri në 3.9 ballë.

Këto tërmete janë rezultat i tre çarjeve të Petrinës dhe Peshtanit që gjenden në pjesën lindore të Ohrit. Këto janë çarje të thella me thellësi prej 1500 metrave dhe japin aktivitetet sizmik në këtë rajon– Dragana Çernih nga Enti sizmologjik.

Tërmetet e shpeshta që ndodhën ditëve të fundit shkaktojnë frikë te disa banorë.

Shikuar historikisht, tërmeti më i fuqishëm i evidentuar në rajonin e Ohrit dhe Strugës ka ndodhur në vitin 1527 dhe ka pasur fuqi prej madje 6 ballë sipas shkallës së Rihterit, shkruan Alsat-m.