Nuk u mbijetoi plagëve nga shpërthimi i bombolës së gazit, vdes i riu nga Istogu

Kronika June 27, 2017 - 13:37

Si pasojë e plagëve të rënda nga shpërthimi i një bombole gazi, rast që ndodhi ditë më parë në Istog, ka ndërruar jetë Arben Alushaj.

Për vdekjen e Alushajt kanë njoftuar familjarët e tij përmes rrjeteve sociale, derisa bëhet e ditur që ai ishte ishte transferuar në një spital të Austrisë për shërim, transmeton Klan Kosova.

Ditë më parë policia e Kosovës njoftoi se është duke hetuar rastin e shpërthimit të bombolës, ngjarje e ndodhur  në rrugën ”Dëshmorët Dervishaj”.

Nga ky aksident mbetën të lënduar dy persona me relacione familjare,  Shkëlzen Alushaj dhe Arben Alushjan i cili tashmë ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të thella.