Përplasje me armë në Shëngjin, plagoset aktivisti i LSI

Kronika June 25, 2017 - 10:51

Shënohet edhe incidenti i parë serioz për këto zgjedhje.

Thuhet se ka pasur përplasje me armë në Shëngjin, nga ku ka dalë një person i plagosur që është transportuar në spital.

Ai që është plagosur thuhet se është aktivist i Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Ngjarja ka ndodhur pak metra jashtë qendrës së votimit për motive që ende nuk dihen. Aktivisti i LSI, F.Dushku është qëlluar me tytën e pistoletës, nga ku u dërgua në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.