Pejani kacafytet me gruan dhe vjehrrën, më pas ia shtinë flaken shtëpisë

Kronika June 23, 2017 - 11:02

Dhunë familjare në mes burrit gruas dhe vjehrrës ka ndodhur në Pejë.

Në pasditen e së enjtes është arrestuar  një person (mashkull) pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje me dy të dyshuarat femra (bashkëshorten e vet dhe vjehrrën e tij) janë përleshur në mes veti duke i shkaktuar lëndime njërit-tjetrit, dhe pastaj i dyshuari i kishte vënë zjarrin shtëpisë dhe kishte kanosur se do ta djeg edhe banesën që kanë në Pejë.

Njësitet policore dhe zjarrfikësit kanë dal në vend ngjarje  dhe kanë lokalizuar-shuar zjarrin edhe pse janë shkaktuar dëme të konsiderueshme.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarat pas intervistimit janë liruar, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Rasti është duke u hetuar si dhunë familjare-zjarrvenie.