Shpërthim me eksploziv në zyrën elektorale të LSI në Durrës

Kronika June 23, 2017 - 09:37

Policia e Durrësit bën me dije se gjatë natës, në lagjen Nr. 18 kanë vendosur një sasi lënde plasëse, në pjesën hyrëse të zyrës elektorale të një subjekti politik.
Mësohet se zyra elektorale në fjalë i përket subjektit politik Lëvizja Socialiste për Integrim.

Sipas policisë nga kqyrja e vendit të ngjarjes u evidentua se ishte vendosur një sasi e vogël lënde shpërthyese dhe për pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Për veprime më të specializuara në lidhje me llojin dhe sasinë e lëndës plasëse po kryhen veprimet nga ekspertët antieksploziv.

Uniformat blu nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit po kryejnë të gjitha veprimet e duhura hetimore me qëllim identifikimin, kapjen e autorëve dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.