Rasti i Donjeta Pajazitaj, vëllai i viktimës sulmon të akuzuarin në Gjykatë

Kronika June 22, 2017 - 16:06

Shkëlqim Pajaziti, vëllau i Donjeta Pajaztit, ka tentuar ta sulmojë të akuzuarin për vrasjen e motrës së tij, Naser Pajazitin.

Rasti ka ndodh në Gjykatën Themelore të Pejës, kur seanca po shkonte drejt fundit.

Rastin për Klan Kosovën e ka konfirmuar edhe Xhevat Ibra, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës.

“Mund ta konfirmojë si rast, është tentuar për një sulm, por nuk është arrit të sulmohet i dyshimti për vrasjen e Donjeta Pajazitit”.

“Policia ka reaguar me kohë, janë marrë të gjitha masat e nevojshme”.

“Personi i dyshimit është ndaluar për 48 orë”.

Naser Pajaziti akuzohet se me 9 nëntor 2015 rreth orës 14:30 në bjeshkët e Strellcit të Komunës së Deçanit, me armë, në mënyrë mizore ka privuar nga jeta të ndjerën Donjeta Pajaziti.