Policia gjen arsenal eksplozivësh në Prishtinë

Kronika June 22, 2017 - 12:00

Zyrtarët policor nga rajoni i Prishtinës gjatë ditës së djeshme kanë marrë njoftimin nga disa qytetarë të fshatit Keqekollë të Prishtinës së në këtë fshat janë hasur disa mjete të pashpërthyera.

Njësi i FSK’së dhe ai i KFOR’it kanë dalë në vendin e ngjarjes. Aty janë gjetur 127 mina-antikëmbsori si dhe 683 eksploziv.

Rasti është duke u hetuar nga policia.

Ky është njoftimi i plotë i policisë:

Fshati Keqekollë, Prishtinë 21.06.2017-10:50. Raportohet se njësitë policore kanë gjetur disa mjete të pashpërthyera. Në vend të ngjarjes kanë dalë njësiti i FSK-së dhe KFOR-it, të cilët kanë tërhequr në mënyrë të sigurt nga vendi i ngjarjes 127 mina- antikëmbësori dhe 683 eksplozivë TNT pa detonator. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori dhe rasti vazhdon të hetohet nga njësitë kompetente.