Një kosovare mbytet në detin e Shengjinit

Kronika June 21, 2017 - 12:15

Një shtetase nga Kosova ka gjetur vdekjen në plazhin e Shëngjin. Mësohet se pasditen e sotme është dërguar në spitalin Rajonal të Lezhës për t’iu dhëne ndihma e parë por ka ndërruar jetë.

Bëhet e ditur se në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se është mbytur.

Njoftimi i policisë

Informacion paraprak Më datë 20.06.2017, rreth orës 18: 30, në spitalin Rajonal Lezhë , është dërguar nga plazhi i Shëngjinit , shtetasia R.K. 69 vjeçe, banuese në  Kosovë e cila ka ndërruar jetë. Në trupin e viktimes nuk janë  konstatuar  shenja dhune. Nga hetimet paraprake si dhe ekspertiza mjeko – ligjore  dyshohet se mund të jetë mbytur në det. Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë , po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.