Aksident trafiku tek Parku i Biznesit (VIDEO)

Kronika June 20, 2017 - 17:19

Një aksident trafiku ka ndodhur në afërsi tek Parku i Biznesit, ku raportohet se dy persona kanë mbetur të lënduar.

Ngjarja ka ndodhur në mesditën e së martës, ku një furgon besohet se është vetaksidentuar duke pësuar rrokullisje, transmeton Klan Kosova.

Policia është parë të ketë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.