Mark Frroku, kërkesë në gjykatë për leje votimi

Kronika June 20, 2017 - 17:08

Ish-deputeti shqiptar, Mark Frroku, edhe pse nga qelia është personi i parë që ka depozituar në Gjykatën e Tiranës kërkesë për leje votimi.

Një ditë pas fillimit të shqyrtimit të kërkesave të këtij lloji, Frroku ka depozituar të tijën, nëpërmjet të cilës i kërkon gjykatës që t’i saktësojë qendrën e votimit.

Kjo kërkesë bëhet pasi Frroku mund të figurojë edhe në qendrën e votimit ku ka adresën e shtëpisë, ndërsa në kushtet kur ndodhet i burgosur për shkak të dënimit që ka marrë për fshehje të pasurisë dhe ndërtim të paligjshëm, votimi do të bëhet brenda ambienteve të burgut, shkruan TCH.

Kërkesa, pas hedhjes së shortit do të gjykohet nga gjyqtarja Oltiona Goxha, e cila pritet të përcaktojë edhe datën e shqyrtimit.