Për Lushtakun dhe Selimin vendoset në gjysmë të korrikut

Kronika June 20, 2017 - 16:34

Seanca gjyqësore e Sami Lushtakut dhe Sylejman Selimit ka përfunduar për sot duke e shtyer deri në gjysmën e korrikut. 

Gjykata Supreme ka vendosur që në gjysmë të muajit korrik të mbajë seancë ku edhe pritet ta japë verdiktin përfundimtar në këtë rast lidhur me akuzat për krime lufte ndaj Sami Lushtakut, Sylejman Selimit  dhe disa prej bashkëluftëtarëve të tyre.

Deri në këtë kohë, Lushtaku, Selimi dhe të tjerët e grupit Drenica I mbesin në paraburgim.

Selimi dhe Lushtaku janë dënuar më parë nga drejtësia për kinse krime lufte, por që avokatët dhe të akuzuarit kanë pretenduar se në asnjë rast nuk është dëshmuar asnjë prove ndaj tyre dhe as ndaj asnjë ish-pjesëtari të UÇK-së të cilët janë dënuar në rastin e njohur si Grupi i Drenicës.