Kosovari vret gruan në prani të fëmijëve

Kronika June 19, 2017 - 11:56

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në qytetin Graz në Austri, ku një shtetas austriak me prejardhje nga Kosova, ka vrarë bashkëshorten e tij.

Agjencia austriake e Lajmeve APA, shkruan se alarmi në polici ka ardhur rreth orës 5:30, ndërkohë që patrulla e Policisë ka mbërritur në vendngjarje ka gjetur trupin e pajetë të gruas.

Raportohet se 25-vjeçari, një shtetas austriak por me prejardhje shqiptare, i është dorëzuar patrullës së policisë pa bërë rezistencë, transmeton Shekulli.

Mëohet se në momentin e krimit, në banesë ishte djali 5-vjeçar i viktimës si dhe vajza tremuajshe e çiftit.

Ende nuk dihet motivi që ka çuar te vrasja, ndërsa është urdhëruar të kryhet edhe ekzaminimi ligjor i viktimës.