Një e mitur vizaton balenën në dorë, Policia nis hetimet

Kronika June 18, 2017 - 12:15

Një vajzë e mitur nga Prishtina ka rënë pre e tashmë lojës së rrezikshme që po qarkullon në mbarë botën e njohur si ‘Balena Blue”. E mitura prishtinase kishte gërvishtur në dorën e saj një vizatim i cili ishte në formë të balenës.

Rastin në policinë e Kosovës e ka raportuar prindi i saj. Viktimës i është ofruar ndihmë mjekësore. Ndërkohë që policia është duke e hetuar rastin.

Të premten, Policia e Kosovës ka lajmëruar se janë raportuar gjashtë raste të përfshira në lojën “ Balena Blu”.

Po ashtu Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale tashmë ka nisur procesin e bllokimit të lojës “Balena Blu”.

Aplikacioni i lojës “Balena Blu” ka nisur të bllokohet me nismën e Agjencisë Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale në bashkëpunim me operatorët që ofrojnë shërbime interneti në Kosovë.

Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media u ka bërë thirrje prindërve që të jenë të kujdesshëm ndaj përdorimit të rrjeteve sociale nga ana e fëmijëve të tyre, për shkak të përhapjes së lojës vetëvrasëse e njohur si "Balena Blue".