Gjashtë të lënduar në një aksident në Prishtinë

Kronika June 17, 2017 - 15:51

Gjashtë persona kanë marrë lëndime të lehta trupore si pasojë e një aksidenti të komunikacionit në Prishtinë.

Policia e Kosovës raporton sot se rasti ka ndodhur të premten mbrëma në lagjen “Veterniku”, në të cilin ishin të përfshira dy vetura.

Deri tek aksidenti dyshohet se ka ardhur kur i dyshuari mashkull shqiptar duke lëvizur me veturën VW Golf me targa lokale është aksidentuar me veturën Opel me targa lokale qe drejtohej nga viktima mashkull k-shqiptar.

Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar viktima dhe pesë pasagjerë, tre meshkuj dhe dy femra, të cilët janë dërguar për tretman mjekësor.