Policia arreston një aktivist të LVV-së për kërcënime ndaj Arbana Xharrës (Foto)

Kronika June 17, 2017 - 12:14

Betim Aliu, aktivist i Vetëvendosjes është arrestuar nga policia pasi ka kërcënuar Arbana Xharrën.

Aktivisti i Vetëvendosjes, Betim Aliu ka kërcënuar me jetë Arbana Xharrën, anëtare e Partisë Demokratike të Kosovës, përmes një komenti në Facebook, shkruan Gazeta Express.

Burime të Gazetës Express bëjnë të ditur se Betim Aliu u arrestua nga policia.

“Pajj bile pak t’kan rrehe, ti cfar shkrime rrethe islamofobis tende ke bo, dhe cfar shkrime rrethe pdk’es ke bo.. (sot je e gjalle, nesër ki me qen e vdekur, ti e din qysh thojke Kadri Veseli, nje dite edhe dot vetevritni, njeriu i parasheh sendet ndonjëherë, aaa une ishalla nuk te takohe naj’here se publikisht”. Është ky kërcënimi publik që i bëri aktivisti i Vetëvendosjes Arbana Xharrës.

Image