‘Balena Blu’, hapet rasti i parë në Prishtinë

Kronika June 16, 2017 - 15:51

Viktima e parë e lojës kompjuterike të njohur si “Balena Blu” është iniciuar para pak çastesh në Policinë e Kosovës.

KALLXO.com mëson se rasti është hapur në stacionin Qendra në Prishtinë dhe viktima është një vajzë 11 vjeçare. Zyrtare per media nga Policia e Kosoves kane premtuar se do japin sqarime per rastin pasi ti kenë marrë informacionet e nevojshme.

Në një njoftim gjatë dites së djeshme policia apeloj për kujdes nga loja e cila ka shënuar viktima ne mbarë globin.