Pamje të reja nga përplasja e mbrëmshme ndërmjet simpatizantëve të VV-së dhe PDK-së

Kronika June 12, 2017 - 18:26

Festa e simpatizuesve të Lëvizjes Vetëvendosje dhe PDK’së mbrëmë ka përfunduar me përleshje në mes dy palëve.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në afërsi të objektit të Komunës së Prishtinës.

Menjëherë pasi koalicioni PDK, AAK dhe Nisma kanë shpallur fitoren në sheshin Skënderbe në Prishtinë dhe teksa simpatizantët e PAN-it po festonin, në anën tjetër ishin simpatizantët e Vetëvendosjes, të cilët për më shumë se 30 minuta kanë bllokuar rrugën mbrapa Komunë së Prishtinës, duke shkaktuar kaos në komunikacion.

Madje simpatizuesit e VV’së, janë konfrontuar edhe me pjesëtarë të policisë së Kosovës. 

Në internet janë shpërndarë disa video në të cilat shihet konfrontimi i simpatizuesve të LVV’së dhe atyre të PDK’së me pjesëtarët e policisë. /Express/