Apeli liron nga aktakuza ish-ministrin e Kulturës, Valton Beqiri

Kronika June 02, 2017 - 13:47

Gjykata e Apelit, më datën 11 prill të këtij viti ka marr aktgjykim me të cilin ka liruar nga aktakuza ish-ministrin e Kulturës, Valton Beqiri, për veprën penale të keqpërdorimit të pozitës zyrtare.

Apeli, e ka aprovuar ankesën e avokatit të tij mbrojtës, Destan Rukiqi.

Sipas aktgjykimit të Apelit është aprovuar edhe ankesa e mbrojtësit të të akuzuarit, Astrit Haraqija, duke refuzuar aktakuzën për shkak të parashkrimit, transmeton KlanKosova.

Në aktgjykim thuhet se është edhe ankesa e Prokurorisë Themelore në Prishtinë duke e ndryshuar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, sa i përket dënimit për të akuzuarin Nehat Fejza, për veprën penale “mashtrimi në detyrë”, duke ia shqiptuar dënimin me burgim në kohëzgjatje prej 2 viteve, i cili dënim nuk do të ekzekutohet nëse i akuzuari nuk kryen vepër penale brenda 3 viteve.

Sipas këtij aktgjykimi, Fejza obligohet që Ministrisë së Kulturës Rinisë dhe Sportit, t’ia kompensoj dëmin e shkaktuar prej 188.000 euro në afatin prej tre muajve.