Vdes shtetasi turk, bie nga kati i gjashtë i banesës në Gjilan

Kronika May 30, 2017 - 10:39

Policia e Kosovës ka njoftuar se një shtetas turk dyshohet se derisa ishte duke punuar një ashensor në një objekt banesor ka rënë nga kati i gjashtë i banesës, raporton Zeri.info.

Sipas Policisë, viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe nga lëndimet e marra ka ndërruar jetë.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.