Gjendet i vdekur një serb në Mitrovicën Veriore

Kronika May 29, 2017 - 11:03

 

Policia e Kosovës ka njoftuar se është gjetur një trup i pajetë në Mitrovicën Veriore mbrëmjen e së dielës në rrugën “Aleks Santiq”, njofton Klan Kosova.

Sipas raportit të policisë viktima është një serb mashkull.

“Në vend të ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe ekipi i ndihmës së shpejtë, të cilët kanë konstatuar se viktima nuk ka shenja jete”.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.