Aksident i rëndë, shoferja përplas për vdekje 16-vjeçarin

Kronika May 27, 2017 - 21:17

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme rreth orës 19:20 në aksin rrugor “Rrogozhinë-Kavajë. Behet e ditur se ka mbetur i vdekur një 16-vjeçar me inicialet H.D.

Policia thotë se ai është përplasur nga drejtuesja e mjetit tip “Skoda”, Erila V.

Kjo e fundit është ndaluar dhe po merret në pyetje për aksidentin.

Policia është në vendngjarje dhe po heton për shkaqet e aksidentit.