Aksident në Librazhd: Një i vdekur dhe një i lënduar

Kronika May 27, 2017 - 14:19

Një person ka vdekur dhe një tjetër është lënduar pas një aksidenti që ka ndodhur në Librazhd të Shqipërisë.

Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Qaf Thanë- Librazhd në fshatin Urakë, ku një kamion është përplasur me një veturë të drejtuar nga 42 vjeçari A.M., banues në Lezhë.

Si pasojë ka gjetur vdekjen drejtuesi i mjetit  A.M, si dhe është aksidentuar 35 vjeçarja R.Ll., banuese në Lezhë  e cila ishte pasagjere në këtë automjet.

Menjëherë pas aksidentit ajo është dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë, ndërsa është nën kujdesin e mjekëve, transmeton Klan Kosova.