Kërcënohet policja për tiketën e para dy muajve

Kronika May 22, 2017 - 12:59
Zyrtarja policore ishte me veturë private kur është kanosur nga i dyshuari, i cili ka tentuar ta hapë derën e veturës.

Ngjarja ka ndodhur në rr. “Ismail Qemali”, në Prizren, dje rreth orës 18:00.

Në momentin e kanosjes, zyrtarja policore ishte jashtë detyrës zyrtare.

Sipas raportit të Policisë, i dyshuari e kishte kanosur për arsye se para dy muajve zyrtarja policore ia ka shqiptuar një tiketë për kundërvajtje në trafik.

Me urdhër të prokurorit është kontrolluar vetura e të dyshuarit. Aty është gjetur substancë narkotike e cila konfiskohet së bashku me veturën e të dyshuarit, ndërsa i dyshuari gjendet në arrati.

Këtë rast Policia po e trajton si kanosje.