Policia jep detaje për personin që tentoi të futet me thikë në zyrën e Limajt

Kronika May 21, 2017 - 23:52

Policia e Kosovës ka konfirmuar lajmin se një person është arrestuar në natën e së dielës, pasi ka tentuar të futet me dhunë në selinë e Nismës për Kosovën në Prishtinë.

Sipas Policisë, i arrestuari për incidentin te selia e Nismës dyshohet të ketë probleme mendore.

"Ju njoftojme se rreth ores 22:21 eshte pranuar informata se nje person gjendet brenda rrethojave te nje objekti ne Rr.”Mujo Ulqinaku” ne lagjen Pejton Prishtine. Njesitet policore kane dal ne vendin e ngjarjes dhe kane hasur ne nje person qe dyshohet te kete probleme mentale", thuhet në një njoftim të lëshuar nga Policia.

"I dyshuari eshte shoqeruar ne SP-Qendra per trajtim te metutjeshem", ka njoftuar Policia.

Personi i arrestuar më herët është raportuar i zhdukur dhe ka probleme mendore, i kanë thënë familjarët Policisë.

"Rasti eshte duke u trajtuar sipas procedurave te metutjeshme policore", ka bërë të ditur Policia.

Jozyrtarisht merret vesh se i dyshuari kishte kërkuar të takohej me kreun e Nismës, Fatmir Limaj.