Ende nuk dihet nëse 12 vjeçarja bëri vetëvrasje

Kronika May 21, 2017 - 14:46

Familja e 12- vjeçares nga Podujeva, e cila dyshohet të ketë kryer dje vetëvrasje ka hapur sot të pamen. Të shokuar nga kjo ndodhi, familja Shala presin e përcjellin familjarë e miqë të shumtë të cilën shprehin ngushëllime.

Indeksonline, ka kontaktuar disa herë radhazi zyrtarët policor lidhur me këtë rast, mirëpo ka qenë e pamundur të mësohet rreth detajeve tjera. “Hetimet janë në vazhdim, me informata të tjera besojë do të dalim gjatë ditës së hënë”, ka thënë shkurt për Indeksonline Antigona Çitaku- zyrtarja për informim në stacionin policor në Podujevë, raporton Indeksonline.

Kujtojmë se rasti në polici është raportuar mbrëmë në orën 19:08, dhe 12 vjeçarja është pranuar në emergjencë pa shenja jetë. Derisa dyshohet për vetëvrasje, rastin edhe më tej po e heton policia e Kosovës.