Tenton të vetëvritet një femër në Prizren

Kronika May 21, 2017 - 11:18

Policia e Kosovës ka njoftuar se të shtunën rreth orës 13:00 në Prizren një femër ka tentuar të vetëvritet.

Sipas PK-së, ajo ka konsumuar sasi të tepruar të barnave, por fatmirësisht më pas ajo ka pranuar trajtim mjekësor.

“Raportohet se në rrethana të panjohura viktima, femër shqiptare, ka tentuar të vetëvritet duke konsumuar sasi të tepruar të barnave. E njëjta ka pranuar trajtim mjekësor. Rasti është duke u hetuar”- thuhet në raportin e PK-së.