Arrestohen 29 persona

Kronika May 21, 2017 - 10:38
Gjatë 24 orëve të fundit policia e Kosovës ka arrestuar 29 persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale, raporton zëri.info. Po ashtu, bazuar në raportin e fundit të Policisë së Kosovës shihet se gjatë kësaj periudhe kohore po ashtu në mbajtje janë duruar edhe 11 persona, deri sa në vuajtje të dënimit janë dërguar 4 persona. Po ashtu, gjatë kësaj periudhe kohore policia e Kosovës ka evidentuar 15 aksidente komunikacioni më të lënduar si dhe 29 aksidente pa të lënduar, raporton zëri.info. Gjithnjë duke u bazuar në raportin e fundit të policisë shihet se gjatë 24 orëve të fundit Policia e Kosovës ka shqiptuar edhe 1265 tiketa për kundërvajtje në komunikacion, raporton zëri.info / Zëri