Tentuan të kalonin kufirin për në Kosovë ilegalisht, arrestohen 4 persona

Kronika May 20, 2017 - 15:37

Gjatë mëngjesit të djeshëm në fshatin Kërstec, Dragash janë arrestuar katër të dyshuar.

Në raportin policor thuhet se ishin tre meshkuj dhe një grua, të gjithë shtetas të Shqipërisë, të cilët ilegalisht tentuan të kalonin kufirin Shqipëri-Kosovë.

Të njëjti janë marrë në intervistë dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në pikën më të afërt të kufirit për në shtetin e tyre.