Gjendet i vdekur një 18 vjeçar në Radostë të Rahovecit

Kronika May 20, 2017 - 13:20

Mbrëmë një 18 vjeçar nga fshati Radostë e komunës së Rahovecit ka varë vetë.

Lajmi.net ka kontaktuar me zëdhënësen e policisë për rajonin e Gjakovës, Lirie Podrimaj, e cila e ka konfirmuar dhe ka thënë se N.Z 18 vjeçar është gjetur i vetëvrarë në shtëpinë e tij.

Sipas saj, personi i njëjtë është dërguar menjëherë në spitalin rajonl të Gjakovës ku nga mjekët kujdestar është konstatuar vdekja e tij.

“Më 19.05.2017 në ora 19:00 stacioni policor në Rahovec ka pranuar informatë për një rast në fshatin Radostë. Policia ka dal në vend ngjarje dhe është njoftuar se personi N.Z. i lindur në vitin 1999 është gjetur në shtëpinë e tij i vetëvarur dhe është dërguar menjëherë ne spitalin rajonal në Gjakovë ku mjekët kanë konstatuar vdekjen. Trupi është dërguar për obduksion”, ka thënë Podrimaj.

Ajo ka shtuar se ende nuk dihen motivet e rastit dhe se ata janë duke pritur raportin e mjekësisë ligjore.