U nda nga jeta Nermine Grazhdani – Fazliu

Kronika May 19, 2017 - 14:37

Punoi në Radiotelevizionin 21 qysh nga themelimi i mediumit tonë

Pas një sëmundjeje të rëndë në moshën 62 vjeçare u nda nga jeta kolegia jonë Nermine Grazhdani – Fazliu. Punoi në Departamentin e Financave në Radiotelevizionin 21 qysh nga themelimi i mediumit tone si një nga ekonomistet më të dalluara.

Varrimi i të ndjerës bëhet nesër në orën 13.00 në varrezat e Prishtinës.