Theret me thikë një person në Prishtinë

Kronika May 18, 2017 - 11:43

Nga raporti 24 orësh i Policisë së Kosovës është bërë e ditur se të mërkurën rreth orës 18:00 në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë, dy persona të dyshuar për motive ende të panjohura kanë sulmuar fizikisht me thikë një person tjetër. Viktima më pas ka kërkuar ndihmë mjekësore.

Policia po merret me rastin.

“Viktima mashkull K-Shqiptar ka pësuar lëndime pasi që dy të dyshuar të panjohur, për motive ende të panjohura e kanë sulmuar fizikisht me një mjet të mprehtë-thikë, dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin. Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori”, njofton Policia.