Policia jep detaje për plagosjen në Prishtinë

Kronika May 17, 2017 - 18:56

Policia e Kosovës ka konfirmuar se një person /mashkull/ me iniciale T.J është plagosur në pasditen e së mërkurës në kryeqytet.

"Si pasojë e të shtënave me armë zjarri, në orën 17:44, në rrugën "Eqrem Çabej" në Prishtinë është plagosur një person. I plagosuri është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim mjekësor, ka thënë për "Zeri.info", zëdhënsja e PK-së Flora Ahmeti.

Po ashtu Ahmeti ka thënë se ekipet policore janë duke punuar në drejtim të identifikimit dhe arrestimit të personave të dyshuar./Zeri./