Gjuajtje me armë në Prishtinë, lëndohen dy persona

Kronika April 28, 2017 - 10:48

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dje në rrugën “Isa Kastrati” në Prishtinë ka pasur të shtëna me armë mes dy grupeve, ku kanë pësuar lëndime dy persona.

“Është pranuar informata për të shtëna me armë zjarri pas një mosmarrëveshje në mes dy grupeve meshkuj K/Shqiptarë. Njësiti policor në vendin e ngjarjes ka gjetur një gëzhojë e cila është konfiskuar. Dy personave të lënduar (viktimave) ju është ofruar tretman mjekësor në vendin e ngjarjes nga ndihma e shpejtë, të cilët më vonë lirohen”, thuhet në raport.

Ndërsa të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes, ata janë të njohur për policinë. Rasti i dedikohet hetuesisë.