Vrasje masive e qenve në Podujevë

Kronika April 25, 2017 - 23:03

Gjuetarët e Shoqatës “Llapi” po bëjnë kërdi nëpër rrugët e qytetit të Podujevës. Ata janë duke vrarë qentë nëpër qytet në secilën pjesë të saj.

Sipas fotografive dhe videove të publikuara në faqen “Të bashkuar për kafshët” por edhe të tjera shpërfaqin pamje të tmerrshme të vrasjeve të qenëve.

Lexoni komunikatën e plotë të organizatës “Të bashkuar për kafshët”!

Me këtë komunikatë, OJQ “United for Animals/Të Bashkuar Për Kafshët si dhe komuniteti i gjerë i aktivistëve për mbrojtjen e të drejtave të kafshëve, shpreh shqetësimin rreth vrasjes së qenëve ne komunën e Podujevës. Më konkretisht, kemi informata nga qytetarët se qyteti i Podujevës është përgjakur nga vrasja me pushkë e qenëve endacak nga gjuetarët e kësaj komune.

Ky trajtim i qenëve shkelë rëndë Ligjin Nr 02/L-10 “Për Përkujdesje Ndaj Kafshëve”, gjegjësisht Nenin 3 dhe Neni 8 rreth trajtimit mizor dhe sjellje jo-etike ndaj tyre. Trajtimi i qenëve endacak, nuk nënkupton vrasjen e pamëshirshme të tyre (duke shkaktuar dhimbje) që momentalisht po ndodhë në Podujevë, por nënkupton trajtimin e mirëfilltë të tyre me metodën CNVR (kapje-sterilizim-vaksinim-lëshim). Për më tepër, i gjithë ky proces i “trajtimit” të qenëve endacak është jo transparent dhe me mungesë të llogaridhënies ndaj publikut.

Vrasja mizore e qenëve përpos që është jo humane, tejet shqetësuese dhe në kundërshtim me standardet ndërkombëtare të trajtimit të qenëve endacak, në këtë rast rrezikon edhe shëndetin publik të njerëzve në komunën e Podujevës. 

Me këtë komunikatë bëjmë apel urgjent te komuna e Podujevës, si dhe te të gjitha komunat tjera, dhe në veçanti Agjensisë së Ushqimit dhe Veterinarisë së Kosovës dhe Policisë së Kosovës që urgjentisht të ndalë këtë veprimtari ilegale, në kundërshtim me standardet etike dhe ndërkombëtare per mbrojtjen e kafshëve dhe të marrin masa për të mbrojtur Ligjin në fuqi.

Për këtë problematikë dhe situatë të krijuar në Podujevë është njoftuar edhe Policia e Kosovës. 

Image
Image