Policia jep detaje për përleshjen me armë në Prishtinë

Kronika April 25, 2017 - 14:57

Në rrugën “Lekë Dukagjini” në lagjen “Dardania” në Prishtinë, janë përleshur disa persona dhe si pasojë njëri nga ta është dërguar për trajtim në QKUK për shkak të lëndimeve që i mori nga përleshja me thikë. Policia e ka konfirmuar për Gazetën Express se personat e dyshuar kishin edhe armë zjarri.

Si pasojë e përleshjes në mes të disa personave që ndodhi sot rreth orës 11:30 në lagjen “Dardania” në Prishtinë, një person është dërguar në QKUK pasi ka marrë lëndime nga thika, dhe dy persona janë arrestuar.

Dy automjete janë dëmtuar nga predhat ka konfirmuar zëdhënësja e policisë Flora Ahmeti.

Me urdhër të prokurorit, dy persona janë dërguar në mbajtje.