Rrahje masive në mes të Prishtinës, pati edhe të shtëna (Video)

Kronika April 25, 2017 - 13:22

Pesë të rinj janë përfshirë në një sherr në lagjen “Dardania” të Prishtinës mesditën e sotme.

Sipas mesazhit të mbërritur në redaksinë e JOQ.al, nga sherri i të rinjve rreth moshës 18 – 20 vjeç, nuk ka pasur lëndime, pra të plagosur, por vetëm dëmtim të makinave që mund të shihen dhe në foto.

Ka qenë një qytetar që ka raportuar ngjarjen pranë redaksisë tonë, duke theksuar se janë dëgjuar katër të shtëna me armë.

" I kam realizuar këto foto para 20 minutash, pra rreth orës 12:00, kur hapa dritaren ngaqë dëgjova të shtënat. Pashë duke u rrahur pesë persona të moshës 18-20 vjeçe. Kur erdhi policia realizova këto foto. Të plagosur nuk ka, por janë dëgjuar katër të shtëna me armë.  Vetura e kuqe dhe golfi janë dëmtuar nga arma.  Policia është ende në vendngjarje dhe unë po i  shoh nga ballkoni”, shkruan qytetari.