I zoti i shtëpisë përleshet me hajdutët, mbetet i plagosur

Kronika April 24, 2017 - 09:51

Një 60-vjeçar ka mbetur i plagosur me mjete prerëse pas konfrontimit fizik me dy hajdutë të cilët hynë në banesën e tij.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00 të mëngjesit të sotëm, në Bulevardin Blu në zonën e Kamzës.

Policia ka sqaruar se hajdutët të cilët kanë hyrë nga tarraca e pallatit të katit të 8-të janë diktuar nga i zoti i banesës e për pasojë janë konfliktuar me njëri-tjetrin, shkruan Ora News.

Nga konfrontimi fizik, ka ngelur i dëmtuar me mjete prerëse në këmbë i zoti i banesës, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.